Fundamenti

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Falënderimeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Me rastin e Ditës së Falënderimeve Amerikane, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe ushtarët e KFOR-it Amerikan kanë bërë sot homazhe pranë bustit të diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke në Viti. Këtyre homazheve ju janë bashkangjitur edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës në Viti, nxënës të shkollave të mesme si dhe qytetarë.

Ndër tjerash kryetari Haliti ka folur edhe për rëndësinë që ka dita e falënderimeve për Komunën e Vitisë. ““Në këtë ditë të veçantë ne falënderojmë popullin amerikan për atë se çka kanë bërë dhe po bëjnë për ne. Sot dua të ju uroj këtë festë në veçantë ushtarëve amerikan të cilët në vend që të kremtojnë atë në gjirin familjar gjenden sot pranë nesh” u shpreh Haliti.

Eco Higjiena

Kurse po ashtu sot nën organizimin e Drejtorisë së Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, është mbajtur një ndeshje miqësore e basketbollit në mes KB Vitia – KFOR LMT.

Kurse në orët e mbrëmjes është mbajtur edhe një koncert muzikorë dhe atë në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, kati i II-të./rajonipress/