GRANDEMALL

Komuna e Vitisë shënoi 5 Qershorin- Ditën Botërore të Mjedisit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, ka shënuar sot 5 Qershori- Ditën Botërore të Mjedisit.

Me këtë rast në disa lokacione të qytetit të Vitisë, janë zhvilluar aktivitete mjedisore përfshirë edhe mbjelljen e luleve dhe fidanëve.

Këtyre aktiviteteve ju janë bashkangjitur edhe nxënës të shkollave fillore por edhe të mesme që vijojnë mësimin në qytetin e Vitisë.

UBT

Ndërkaq për të pranishmit nga një fjalë rasti lidhur me këto aktivitete, kanë mbajtur Basri Aliu, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë dhe Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Ata potencuan se komuna e Vitisë në vazhdimësi është kujdesur për një mjedis të pastër dhe se sot më shumë bëhet fjalë për një aksion simbolik për të rritur ndërgjegjësimin tek qytetarët për mbrojtjen e mjedisit.

Përndryshe 5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.