Fundamenti

Komuna e Vitisë rritë shkallën e inkasimit të të hyrave

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve është diskutuar rreth pasqyrave financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shator 2014 si dhe rreth propozim vendimit për emërimin e rrugëve nëpër fshatrat e Komunës së Vitisë. Gjatë shqyrtimit të pasqyrave financiare është dhënë se Komuna e Vitisë gjatë kësaj periudhe deri me tani ka shpenzuar 5.988.192,01€ nga gjithsej 9.203.850,72€ të cilat janë të aprovuar për vitin 2014. Gjithashtu duke bërë krahasimin e të hyrave për të njëjtën periudhë të këtij viti me vitin 2013 del se Qeveria e tanishme Komunale e Vitisë ka realizuar 90.930,09 € më shumë sesa në vitin paraprak.

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama duke paraqitur pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shator 2014 për të gjitha kategoritë ekonomike theksoj se gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar 5.988.192,01€.“Ekzekutimi i shpenzimeve të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shator të këtij viti është duke u realizuar sipas planit dinamik, për këtë periudhë kemi shpenzuar 5.988.192,01€ ose 76.33%.

Ndërkaq në kategoritë e tjera janë shpenzuar për paga dhe mëditje 75.34%,kapitale 13.71%, subvencione 1.26%, Komunali 2.06% si dhe mallra dhe shërbime 7.63%.” tha drejtori Rama.

Ai mandej i bëri të ditur edhe shpenzimet e tjera nëpër drejtorit dhe sektorët e Komunës së Vitisë.

Eco Higjiena

Ndërkaq duke folur rreth shpenzimeve në realizimin e investimeve kapitale ai theksoi se kjo komunë është e përkushtuar që për muajt të mbetur të bënë realizimin e 100% të buxhetit.

Rama ka përmendur ndër tjerash edhe shkallën e realizimit të të hyrave për këtë periudhë dhe atë duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar e nga kjo del se Qeveria e tanishme Komunale e Vitisë ka realizuar 90.930,09 € më shumë sesa në vitin paraprak.

Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu theksoi se përkundër rritjes së shkallës së inkasimit të hyrave kjo qeveri është e përkushtuar që të rrisë edhe më shumë shkallën e inkasimit si dhe të zvogëloj shpenzimet. “Ju sugjeroj që të bëni analizat e nevojshme që të shtojmë edhe më tutje intensitetin e punës në vjeljen e taksave aty ku është e mundur” u shpreh Aliu.

Ndërkaq gjatë këtij takimi është paraqitur edhe propozim vendimi për emërimin e rrugëve nëpër fshatrat e Komunës së Vitisë e që kjo punë është bërë nga komisioni përkatës në bashkëpunim me këshillat e fshatrave të kësaj komune me mekanizmat e tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.