Komuna e Vitisë rrit intensitetin e punës në realizimin e projekteve të kanalizimit në disa lokalitete

Viti – Në kuadër të zhvillimit të punimeve për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, kryetari i komunës Sokol Haliti ka bërë me dije që në shumë lokalitete po kryhen pune intensive në rregullimin e kanalizimeve si në rrugën “Safet Rexhepi”, mbrapa ETC-së në Viti, në lagjen “Delia” dhe lagjen “Toplana” në Beguncë.
Në takimin me inxhinierët dhe mbikëqyrësit e këtyre projekteve, Haliti theksoi se shumë shpejt do të filloj rregullimi i kanalizimit edhe në fshatin Devajë.
Haliti tha se komuna e Vitisë në vazhdimësi po punon edhe në shumë projekte të tjera gjithnjë në të mirë të gjithë qytetarëve vitias./rajonipress/