UBT

Komuna e Vitisë pjesë e Programit të USAID-it për legalizim të ndërtimeve pa leje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Visar Demiri, kanë pritur në një takim dy përfaqësueset e Programit te USAID për Qeverisje Ekonomike, Diella Rugova Begolli dhe Erezana Qarkaxhija Vela, me që rast është diskutuar lidhur me veprimtarinë e Programit që ka të bëjë me legalizimin e objekteve dhe partneritetin me komunën e Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se është i gatshëm të mbështesë këtë program, duke e quajtur shumë të rëndësishëm, ngase me legalizimin e objekteve të banimit e ndërtimeve tjera, do të ketë një evidentim të saktë të objekteve në komunën e Vitisë.

Përfaqësuesja e USAID-it për Qeverisje Ekonomike, Diella Rugova Begolli, bëri të ditur se Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike (USAID KEGA) ne kuadër te fushëveprimit te tij, ka mbështetjen e nivelit qendror dhe lokal ne procesin e legalizimit te ndërtimeve pa leje.

Ajo po ashtu njoftoi se Programi ka kohëzgjatje 5 vjeçare. Krahas mbështetjes se ofruar për procesin e legalizimit, Programi i USAID e ka përzgjedhur Komunën e Vitisë si Komunë partnere, me qëllim të ofrimit të mbështetjes në procesin e legalizimit.

Fundamenti

Kjo përzgjedhje është bërë sipas kritereve të përcaktuara kuantitative dhe kualitative, duke u bazuar në të dhënat mbi procesin e legalizimit në Komunën tuaj – performancën, menaxhimin e të dhënave, përkushtimin dhe angazhimin e resurseve – të cilat janë marrë gjatë vizitave që së bashku me MMPHI kemi zhvilluar në Komunën e Vitisë në muajt mars dhe maj, 2021”, tha ajo.

Ndërsa drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, Visar Demiri, u shpreh se do të jenë të angazhuar me gjithë stafin e drejtorisë që udhëheq ai, që të mbështesin këtë projekt, që do të ndihmoj shumë në procesin e legalizimit, si një sfidë që ka qenë e mbetët për qytetarët e kësaj komune.

Demiri theksoi se mbështetja për Komunën e Vitisë do të fokusohet në informimin dhe vetëdijesimin për procesin e legalizimit dhe në asistencë të vazhdueshme për procesin e legalizimit dhe vlerësimin e të dhënave.

Në këtë takim, u shqyrtua edhe mundësia për të organizuar diskutime publike nëpër zonat rurale, në mënyrë që të sqarohet sa më shumë procedura e legalizimit të objekteve, si edhe shpërndarja e afisheve të ndryshme vetëdijesuese./rajonipress/