Mobi Casa

Komuna e Vitisë përkrahë shoqatat e grave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Është nënshkruar sot marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Vitisë dhe përfaqësueseve të shoqatave të grave të kësaj komune, për shfrytëzimin e 13 shtandeve, të cilat janë ndërtuar vite më parë në kuadër të një projekti të përbashkët mes UNDP-së dhe komunës së Vitisë, në sheshin Calmy Ray.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar gratë sipërmarrëse për angazhimin dhe bashkëpunimin, poashtu ka shprehur gatishmërinë për përkrahje të vazhdueshme në promovimin e punës dhe produkteve të tyre.

Mobi Casa

Në bazë të kësaj marrëveshje, përfituese janë 13 gra sipërmarrëse, të cilat do t’i shfrytëzojnë këto shtande për promovimin dhe ekspozimin e produkteve të tyre bujqësore dhe artizanale.

Kjo marrëveshje e nënshkruar sot, është për periudhë një vjeçare.
Ndërtimi i këtyre shtëpizave, ka për qëllim zbutjen e papunësisë përmes ndërmarrjeve të vogla, si dhe synon arritjen e progresit në punësim, dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla që veprojnë në komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.