Fundamenti

Komuna e Vitisë nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me USAID- in

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Kadastrit, Majlinda Ostrogllava, kanë pritur sot në takim Jennifer Ober – Drejtoreshë e Aktivitetit të Qeverisjes së Pronës, nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Me këtë rast ata kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me zbatimin e përbashkët të Aktivitetit Qeverisja e Pronës, që ka si qëllim të bashkëpunojë me Komunën për përmirësimin e sistemit për të drejtat pronësore në Kosovë, në mënyrë që të ulet korrupsioni, të rritet fuqizimi i grave, si dhe të përmirësohen të drejtat formale pronësore dhe investimet në patundshmëri.

Uji Dea

Në partneritet me shoqërinë civile, sektorin privat dhe akterë të tjerë lokalë, Aktiviteti do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit të udhëhequr nga niveli lokal dhe, do të përqendrohet në forcimin e sistemit për të drejtat pronësore, duke i përmirësuar proceset e Zyrës Kadastrale Komunale (ZKK) në ofrimin e shërbimeve që i duhen qytetarëve, për formalizim dhe regjistrim të të drejtave të tyre.

Ky memorandum zbatohet nga Tetra Tech ARD, Inc., ndërsa financohet nga USAID-i dhe Komuna e Vitisë./rajonipress/