Eko Higjiena

Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “ELITA”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Pensionistëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe me simpatizantët e saj “ELITA” – Dega në Karadak.

Kjo marrëveshje synon institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet bashkëpunimi në menaxhimin e situatave emergjente dhe fatkeqësive natyrore, organizimi i trajnimeve dhe aktiviteteve vetëdijësuese për qytetarët, si dhe ofrimi i mbështetjes profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit dhe reagimit në raste emergjente.

Fundamenti

Gjithashtu, marrëveshja parasheh bashkëpunim dhe koordinim edhe me njësitë e zjarrfikësve vullnetarë, me qëllim rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë dhe efikas në raste zjarresh dhe emergjencash të tjera.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet forcimi i kapaciteteve lokale, rritja e bashkëpunimit institucional dhe përfshirja e strukturave vullnetare në shërbim të sigurisë, mbrojtjes dhe mirëqenies së qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.