HW

Komuna e Vitisë nënshkroi memorandum bashkëpunimi për fuqizimin e grave sipërmarrëse

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në kuadër të projektit “HER FUTURE – E Ardhmja e Saj: Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, një iniciativë që synon të rrisë përfshirjen e grave në ndërmarrësi dhe zhvillimin ekonomik lokal. Projekti financohet nga Qeveria Gjermane përmes Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatohet nga PREDA Plus në partneritet me WEntrepreneur dhe me mbështetjen e Arbeiter-Samariter-Bund (ASB).

Përmes këtij bashkëpunimi, Komuna e Vitisë do të kontribuojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për gratë sipërmarrëse, duke mbështetur identifikimin e përfitueseve, promovimin e mundësive dhe lehtësimin e zbatimit të aktiviteteve në nivel lokal.

Projekti, i cili do të zbatohet gjatë viteve të ardhshme, pritet të sjellë përfitime konkrete për gratë dhe vajzat e komunës. Në kuadër të tij parashihet mbështetje e drejtpërdrejtë për biznese në pronësi të grave përmes trajnimeve të specializuara, mentorimit profesional dhe pajisjeve esenciale për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve.

UBT

Po ashtu, projekti synon të përfshijë vajza të reja në programe të ndërmarrësisë (bootcamp), duke u ofruar atyre njohuri praktike, orientim profesional dhe mbështetje për të eksploruar vetëpunësimin dhe krijimin e bizneseve të tyre.

Përmes ndërtimit të një rrjeti bashkëpunues, forcimit të kapaciteteve lokale dhe mbështetjes direkte për gratë në biznes, pritet të krijohen shumë mundësi të reja për punësim dhe zhvillim, duke rritur numrin e ndërmarrjeve të udhëhequra nga gratë dhe duke forcuar rolin e tyre në ekonominë lokale.

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që përmes partneriteteve të tilla strategjike të avancojë barazinë gjinore dhe të krijojë më shumë hapësira për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.