ARKATANA

Komuna e Vitisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, avancon procesin për ndryshimin e Statutit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në ambientet e kabinetit të kryetarit të komunës, Sokol Haliti ka mirëpritur komisionin për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë. Ndryshimi i Statutit është iniciuar me vendim të Kuvendit Komunal, ndërsa komisioni përgjegjës ka përgatitur draftin përkatës.

Në këtë takim morën pjesë bashkëpunëtorët e kryetarit, kryesuesi i komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit, Fatlum Demiri, i cili e njoftoi kryetarin lidhur me procesin e punës së komisionit. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe anëtarët e komisionit si dhe përfaqësues të zyrës ligjore.

Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë të ndërmarrë për ndryshimin e Statutit, duke u theksuar se i gjithë procesi po zhvillohet në përputhje të plotë me kornizën ligjore në fuqi dhe kompetencat e organeve komunale.

Mobi Casa

Çështjet janë trajtuar fillimisht në komisionin përkatës, ndërsa draft-dokumenti për ndryshim-plotësim, nga data 18.03.2026, do të vihet në konsultim publik për një periudhë prej 30 ditësh.

Pas përfundimit të konsultimit publik, draft-dokumenti do të procedohet në Kuvendin Komunal të Vitisë për miratim.

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që ky proces të zhvillohet në mënyrë transparente, ligjore dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar një statut funksional dhe në shërbim të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.