FIDANISHTJA

Komuna e Vitisë me projekt konkret synon rregullimin e rrjeteve të kanalizimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ndonëse në disa lokalitete të komunës së Vitisë është i shtrirë rrjeti i kanalizimit, megjithatë ka ende shumë lagje dhe ekonomi familjare, të cilat nuk janë kyçur në rrjetin e kanalizimit. Kjo gjë i ka shtyrë autoritetet komunale të Vitisë, që të marrin masa që me një projekt konkret të eliminojnë këto probleme dhe të bëhet një zgjidhje për qytetarët vitias.

Implementimi i këtij projekti ka filluar sot dhe me të do të bëhet kyçja, përmirësimi dhe rregullimi i rrjeteve të kanalizimit në qytetin e Vitisë, e gjithashtu edhe në disa lokalitete të tjera të kësaj komune.

ARKATANA

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe inxhinier të komunës, kanë vizituar sot fshatrat Pozheran dhe Tërpezë për të parë nga afër punët që kanë filluar në rregullimin e kanalizimit.

Haliti ndër tjerash tha se ai mbetet i përkushtuar të krijoj një mjedis sa më të mirë për gjithë qytetarët e komunës së Vitisë. “Ne si qeveri komunale, jemi të përkushtuar të punojmë në të mirën e qytetarëve tanë. Sot po fillojnë punët në realizimin e Projektit kryesor të rregullimit të kanalizimeve, projekt ky që do të zgjidh shumë probleme, me të cilat janë ballafaquar qytetarët tanë me ujërat e zeza. Për kundër se kemi një buxhet të limituar, ne po bëjmë përpjekje të krijojmë një mjedis sa më të mirë në të gjitha lokalitetet e komunës sonë pa dallime”, u shpreh Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.