Uji Dea

Komuna e Vitisë me diskutime publike të ngjeshura rreth Planit Zhvillimor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutimet publike lidhur me PZHK-në njëra me banorët e fshatrave Sllatinë të Epërme, Sllatinë të Ulët, Sadovinë e Muhaxherëve dhe Tërsetnik dhe tjetra me banorët e fshatrave Sadovinë e Jerlive, Vërban dhe Remnik i ri.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ajet Sallahu kanë vazhduar që bashkërisht me përfaqësues të UBT-së të vizitojnë qytetarët e komunës së Vitisë në lokalitet e tyre për të marrë mendimet e tyre rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës së Vitisë.

Dje ata kanë mbajtur një takim të përbashkët me banorët e fshatrave: Sllatinë të Epërme, Sllatinë të Ulët, Sadovinë e Muhaxherëve dhe Trestenik. Ndërkaq diskutimi tjetër është mbajtur me banorët e lokaliteteve Sadovinë e Jerlive, Vërban dhe Remnik i ri.

Gjatë këtij takimi pos që është bërë prezantimi i këtij dokumenti ata kanë diskutuar me banorët edhe për rëndësinë që ka ky dokument për secilin lokalitet dhe sektorë të ndryshëm.

Fundamenti

Përndryshe këto takime po mbahen me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, si dokument strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor për 8 vitet e ardhshme në këtë komunë.

Kurse drejtori Sallahu bënë me dije se diskutime të tilla pritet të mbahen edhe gjatë ditës së mërkurë me banorët e qytetit të Vitisë, Beguncë, Binçës, Ramnishtës, Buzovikut, Lubishtës, Shushtë, Potgorcë dhe Debelldeh në sallën e Kuvendit Komunal prej orës 14:00.

Ndërkaq prej orës 16 00 në Stubëll të Epërme do të mbahet takimi i njetë por me banorët e këtij lokaliteti si dhe të lokaliteteve Letinicë dhe fshatrave për rreth.

Ai ju bënë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë të këtyre diskutimeve pasi që po flitet për një dokument që është në interes të veçantë për drejtimet e zhvillimit të kësaj komune dhe secilit lokalitet të saj./rajonipress/