Eko Higjiena

Komuna e Vitisë me aktivitete të shumta shënon 8 Marsin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në një takim të përbashkët ka uruar dhe falënderuar punëtorët ferma të administratës komunale për angazhimin e tyre.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti tha se kjo komunë deri me tani ka bërë dhe do të bëjë shumë në respektimin e të drejtave të barabarta, duke potencuar se së bashku me USAID, Komuna e Vitisë, ka punuar shumë në të drejtat pronësore të gruas.

RCCOLA

Ai shtoj se kjo komunë ka përkrahur shumë gra të cilat më pas kanë hapur bizneset e tyre dhe gjerojnë të ardhura. Kryetari Haliti në emër të komunës së Vitisë, për gratë e administratës ju ka dorëzuar edhe disa dhurata simbolike.

Pas këtij takimi, nën organizimin e përbashkët të Komunës së Vitisë, Shoqatës Women for Women dhe Grupit të Grave të Vitisë, në qendër të qytetit është mbajtur edhe marshi me moton “Dashuri e barabartë të drejtat e barabarta”, që ka për qëllim avokimin e të drejtave të barabarta pronësore si për vajza dhe djem si dhe fuqizimin ekonomik të gruas./rajonipress/