Uji Dea

Komuna e Vitisë me aktivitete të pastrimit shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Të martën në qytetin e Vitisë, për nder të 5 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit është mbajtur një aktivitet i pastrimit por janë larguar edhe 5 deponi ilegale të mbeturinave në komunën e Vitisë. Këtij aktiviteti të pastrimit i ka paraprirë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti të cilët ju janë bashkangjitur edhe qytetarë, nxënës dhe mësimdhënës të shkollave të mesme, përfaqësues të Organizatave Jo Qeveritare dhe të kompanisë së “Eco-Higjiena”.

Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit tha se kjo komunë në vazhdimësi gjatë këtij viti ka zhvilluar aktivitetet të ndryshme të pastrimit duke potencuar se gjatë ditës së sotme janë paraparë të pastrohen disa hapësira por edhe të largohen 5 deponi ilegale të mbeturinave.

Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ky vit është shpallur vit i ambientit në Viti si dhe vit i mbrojtjes së pyjeve.

Fundamenti

Ai falënderoj të gjithë ata që po i përkrahin aktivitetet të pastrimit duke potencuar se Vitia po merr një pamje të qyteteve Evropiane. “Masiviteti i pjesëmarrjes në këtë aktivitet po e tregon seriozitetin dhe përgjegjshmërinë mbi mjedisin dhe ambientin në komunën tonë, mund të themi se Vitia është Komuna me ambientale në Kosovë. Këtë gjë nuk po e them unë por këtë gjë e thonë gjithë dikasteret dhe performanca që na ka ranguar me ambientin më të mirë”, u shpreh Haliti.

Përndryshe Komuna e Vitisë gjatë këtij viti ka zhvilluar aktivitete të shumta të pastrimit dhe largimit të deponimeve ilegale të mbeturinave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.