GRANDEMALL

Komuna e Vitisë mbajti mbledhje komemorative për Drejtorin Nexhmedin Jakupi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë, nën përkujdesen e kryetarit, Sokol Haliti ka mbajtur sot një mbledhje komemorative për Nexhmedin Jakupi, Drejtor të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës që ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Kjo mbledhje komemorative ka filluar me një minutë heshtje në shenjë respekti për punën e palodhshme që ka bërë drejtori Jakupi në Institucionin e Komunën e Vitisë, konkretisht të drejtorisë që ai ka udhëhequr për 8 vite me radhë.

Me këtë rast kryetari Haliti ju ka shprehur ngushëllimet të gjithë familjes Jakupi, bashkëpunëtorëve të tij por edhe të gjithë ata që e kanë njohur atë.

Haliti evokoi edhe kujtimet me drejtorin e ndjerë dhe potencoi se ai ishte një institucionalit i vërtetë që e ka dashur vendin dh e punën i cili gjatë gjithë kohës i ka shërbyere qytetarëve të kësaj komune pa u ndalur.

Fundamenti

Ai tha se për angazhimin e drejtorit Nexhmedin Jakupi ata i janë mirënjohës atij. Evokime për personalitetin e drejtorit tashme të ndjeri kanë bërë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, familjarë të drejtorit, bashkëpunëtor dhe shumë të tjerë të cilët treguan për sjelljet e tija të veçantë dhe punën që ka bërë për këto 8 vite si drejtor i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës.

Përndryshe varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Radivojcë të Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.