Mobi Casa

Komuna e Vitisë lehtëson regjistrimin civil për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të përfshirjes sociale, Sokol Haliti, Kryetar i Komuna e Vitisë, ka marrë vendim që gjatë vitit 2026 të mundësohet regjistrimi civil falas për qytetarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në territorin e kësaj komune.

Ky vendim synon të eliminojë barrierat administrative dhe financiare, duke u krijuar këtyre komuniteteve qasje më të lehtë në shërbimet bazë publike dhe në jetën institucionale. Përmes këtij veprimi, autoritetet lokale synojnë të identifikojnë dhe regjistrojnë personat e paregjistruar, duke i integruar më tej në sistemin ligjor dhe social.

Uji Dea

Komuna ka theksuar se ky hap është pjesë e angazhimit të saj për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku të gjithë qytetarët trajtohen në mënyrë të barabartë dhe me dinjitet.

Njëkohësisht, u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve të këtyre komuniteteve që të përfitojnë nga kjo mundësi gjatë vitit 2026, duke shfrytëzuar shërbimet e ofruara pa pagesë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.