FIDANISHTJA

Komuna e Vitisë ka nisur me vendosjen e semaforëve në udhëkryqin Viti – Pozheran

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mos shkaktimit të tollovisë në trafik, sot në Viti, konkretisht në udhëkryqin i cili lidhë Pozheranin me qytetin e Vitisë, ka nisur vendosja apo instalimi i semaforëve. Ky investim po financohet nga Komuna e Vitisë dhe është mirëpritur nga qytetarët.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se Komuna e Vitisë e ka parë të arsyeshme të bëjë vendosjen e semaforëve në këtë udhëkryq duke folur edhe për rëndësinë e vendosjes së tyre në këtë vend. “Ne jemi në dijeni për shkak të ngarkesë së madhe të komunikacionit në udhëkryqin që lidhë qytetin e Vitisë me Pozheranin dhe më qëllim të lehtësimit të qarkullimit në këtë udhëkryq por edhe të parandalimit të aksidenteve dhe tollovisë së panevojshme ne e kemi parë të arsyeshme që të vendosim semaforë të cilët do të shtojnë sigurinë në trafik” u shpreh Haliti duke vazhduar se kjo komunë do të vazhdoj me implementimin e Planit të Mobilitetit të cilën e ka të aprovuar.

Mobi Casa

Përndryshe për herë të parë në qytetin e Vitisë, po vendosën semaforë për të lehtësuar komunikacionin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.