Mobi Casa

Komuna e Vitisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me OJQ “Mural Fest”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të të rinjve në komunën e Vitisë, si dhe duke synuar në gjithë përfshirjen e të gjithë krijuesve të rinj që vijojnë shkollat e mesme, komuna e Vitisë dhe OJQ “MuralFest”, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë kryetari Sokol Haliti dhe Lebibe Topalli nga OJQ “Mural Fest”. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se në vazhdimësi ka qenë i përkushtuar të mbështes aktivitetet artistike e kulturore, si dhe iniciativat që favorizojnë të rinjtë vitias.

Ndërkohë drejtoresha Lebibe Topalli, tha se përmes këtij memorandum bashkëpunimi parashihen aktivitetet të cilat do të organizohen në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Muraleve “Mural Fest”, përmes të cilit do të trajtohet tema “Me Art për Tolerance” .

GRANDEMALL

Duke pasur parasysh që Komuna e Vitisë ushtron ndikim direkt në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, palët e përfshira e kanë parë të rrugës që fuqizimi i bashkëpunimit në mes të dy subjekteve juridike do të ndikonte në rritjen e vetëdijes qytetare nëpërmjet aktiviteteve që zhvillon Mural Fest.

Ndër synimet e këtij memorandumi parashihet që punimet më të dalluara artistike, të përzgjedhura nga komisioni profesionist i Mural Fest, do të realizohen si murale dhe grafite duke u bazuar ne temën e caktuar nga Mural Fest “ Toleranca”, e këto vepra artistike të implementohen në komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.