Eko Higjiena

Komuna e Vitisë fillon me vizita mjekësore të nxënësve vitias

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nga kjo komunë, fa filluar sot me programin e vizitave mjekësore në shkollat e komunës së Vitisë. Në vizitat e tilla mjekësore përfshihen kontrollat e 29 parametrave dhe kontrollat të detajuar dentare ku pritën të bëhen tek nxënësit e klasave të para, pesta dhe të nënta.

Me këtë rast kontrolli i parë i këtij lloji për këtë vit në komunën e Vitisë, u bë në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj komune Sokol Haliti me bashkëpunëtor.

Ai foli edhe për rëndësinë e këtij projekti. “Për ne është prioritet shëndeti i fëmijëve dhe nxënësve të komunës sonë, prandaj edhe sivjet kemi filluar programin e kontrolleve mjekësore për nxënësit e shkollave tona. Me këtë ne synojmë edhe të parandalojmë sëmundjet e ndryshme tek fëmijët dhe të ruajmë shëndetin e tyre”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq drejtoresha e QKMF-së, Dr. Vjollca Kadolli-Halili, ka bërë me dije se në kuadër të këtij programi do të kontrollohen mbi 1600 nxënës të kësaj komune dhe atë të klasave 1,5 dhe 9-të.

Hidromorava

Ajo tha se ky program është në kuadër të planit të punës së QKMF-së për këtë vit dhe potencoi se kontrollat tek nxënësit do të bëhen me pëlqimin e prindërit apo kujdestarit dhe atë duke respektuar anonimitetin e nxënëseve.

Ai falënderoj DKA-në, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, prindërit dhe kujdestarët që po mbështesin këtë program.

Përndryshe në këtë aktivitet të pranishëm ishin edhe Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit dhe Merrushe Ahmeti, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.