Komuna e Vitisë dhe Ministria e Infrastrukturës me marrëveshje mirëkuptimi për rregullimin e rrugës së Vërnakollës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Zv.Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka nënshkruar dje në Prishtinë, një marrëveshje të mirëkuptimit për realizimin e projektit të rrugës së Vërnakollës dhe atë me z. Hysen Durmishi zv. ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës. Bëhet me dije se vlera e këtij projekti është rreth 1 milion e 500 mijë euro.

Eco Higjiena

Aliu tha se realizimi i këtij projekti infrastrukturor është i një rëndësie të veçantë për komunën e Vitisë, në veçanti për fshatin Vernakollë dhe fshatrat për rreth, jo vetëm për shkak të turizmit rural por edhe për shkak të rikthimit të mundshëm të banorëve në këtë zonë të Vitisë./rajonipress/