Uji Dea

Komuna e Vitisë dhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për zhvillim ekonomik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës, i kryesuar nga kryetari, Besart Dreshaj.

Me këtë rast ata kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që në fokus ka zhvillimin ekonomik dhe turizmin në komunës së Vitisë.

Sipas këtij dokumenti parashihet të bëhet përkrahja e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e prodhimeve vendore në komunën e Vitisë.

Gjithashtu me të synohet të krijohet një partneritet i qëndrueshëm midis dy institucioneve, duke përfshirë shkëmbimin e ekspertizës, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen e sektorit privat në fushat kyçe të zhvillimit ekonomik, turizmit dhe bujqësisë.

Memorandumi në fjalë parasheh të bëjë edhe promovimin e prodhimeve vendore përmes nismave si “Java e Biznesit Kosovar”, mbështetja e projekteve ekonomike lokale dhe investimeve të huaja, lehtësimi e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimi i klimës së investimeve.

Fundamenti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, shprehën përkushtimin e tyre për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe për të tërhequr investitorë potencialë përfshirë edhe ata të huaj.

Nga ky bashkëpunim pritet të përfitoj sektori privat, turizmi malor dhe prodhuesit vendor.

Përveç kësaj, do të ndërmerren hapa konkretë për të stimuluar rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mjedisit biznesor në Viti.

Përndryshe u vlerësua se ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të ekonomisë lokale dhe promovimit të Vitisë si një qendër atraktive për investime dhe zhvillim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.