ARKATANA

Komuna e Vitisë dhe Kirchhain i Gjermanisë thellojnë urat e bashkëpunimit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Nënkryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka pritur, sot, një grup të profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Gizenit në Kirchhain të Gjermanisë. Nënkryetari Aliu, gjatë këtij takimi në emër të Kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar përfaqësuesit e Universitetit dhe Komunës së Kirchhain-it, për pritjen që ata i kanë bërë delegacionit të Vitisë në këtë komunë, si dhe është shprehur falënderuar për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim mes Komunës së Vitisë dhe Kirchhain-it.

“Si institucione komunale jemi pajtuar për të thelluar nivelin e bashkëpunimit me Kirchhain-in në të gjitha fushat, dhe marrëveshja e bashkëpunimit do të nënshkruhet së shpejti nga kryetari i komunës z. Sokol Haliti dhe përfaqësuesve të komunës së Kirchhain-it”, ka thënë nënkryetari Aliu.

Ai ka theksuar se është mirë që në delegacionin e Komunës së Kirchhain-it të cilët po vizitojnë Vitinë, është edhe një grup i studentëve jo vetëm nga Gjermani, por edhe nga Kosova e Shqipëria, pasi kjo komunë është rajon bujqësor dhe u ofron studentëve mundësi që në terren të zbatojnë praktikat që kanë mësuar në teori. Kurse profesori Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues në komunën e Kirchhain-it, pasi ka vlerësuar lartë pritjen që i është bërë në Komunën e Vitisë, dhe në fshatin Smirë, ka thënë se niveli i bashkëpunimit i nisur para dy viteve tani po formalizohet edhe me marrëveshje konkrete. “Si komunë kemi firmosë dokumentin për bashkëpunim me Vitinë, dhe ky dokument së shpejti do të miratohet edhe nga qeveria gjermane”, ka thënë prof. Waldhardt.

Uji Dea

E, profesori universitar i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Arben Mehmeti, ka thënë se lidhja e urave të bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe Kirchain-it, është mundësi e mirë edhe për shkëmbimin e studentëve mes këtyre dy komunave. “Shumë studentet të Universitetit të Prishtinës, po përfitojnë nga bashkëpunimi që kemi nisë me Kirchhain-in, dhe kjo marrëveshje e re hap rrugë që numri i studentëve përfitues të jetë më i madh”, ka thënë profesor Mehmeti.

Delegacioni gjerman, krahas vizitës në institucionet komunale të Vitisë, ka vizituar edhe fshatin Smirë lokalitet ky që falë angazhimit qytetarë është përzgjedhur që të bashkëpunoi me njërin nga lokalitet e Kirchhain-it. “Pas formalizmit të marrëveshjeve shumë shpejt presim që të realizojmë projektet e para të përbashkëta me njërin nga lokalitetet e Kirchain-it, dhe për këtë krahas aktivizimit të fshatit i jemi falënderues edhe kryetarit të komunës, Sokol Haliti, që ka mbështetur dhe përkrahur këtë iniciativë të përbashkët të fshatit tonë me Kirchhain-in”, ka thënë Tefik Salihu, aktivist i fshatit Smirë.

Delegacioni gjerman pas vizitës që i bëri Vitisë, ka vazhduar me vizitën e disa zonave turistike të Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.