Mobi Casa

Komuna e Vitisë dhe INDEP pajtohen të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Agjendës 2030

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Organizatës INDEP në krye me Burim Ejupin.

Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të Agjendës 2030, konkretisht në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ( OZHQ).

Mobi Casa

Në takim u theksua se dy palët janë të interesuar të vazhdojnë dhe shtrijnë bashkëpunimin në këtë fushë.

Përndryshe Vitia deri me tani ka bashkëpunuar me komunën gjerman Kirchhain në realizimin e disa objektivave./rajonipress/