Hidromorava

Komuna e Vitisë dhe IKC shënojnë ditën e promovimit të shalqirit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në fshatin Gjylekar, Komuna e Vitisë dhe Organizata IKC kanë shënuar ditën e promovimit të Shalqirit, pasi që ky lokalitet është i njohur në kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha fermerët vitias në veçanti ata nga fshati Gjylekar janë për të përgëzuar për punën që po e bëjnë në lëmi të ndryshme në veçanti edhe në kultivimin e Shalqirit.

Haliti ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë përmes partnerëve të saj përmes projekteve konkrete po ndihmon dhe do të ndihmoj fermerët e vyer të kësaj komune.

Uji Dea

Kurse me një fjalë rasti janë paraqitur edhe Ekrem Bajrami, përfaqësues i organizatës IKC e cila po mbështet fermerët Vitias përmes projekteve konkrete por edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi që potencoi se pa ndihmën e kryetarit Haliti nuk do të kishte qenë e mundur të realizohen aq shumë projekte në fushat e ndryshme të bujqësisë.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se Dita për Promovimin e Shalqirit do të shënohet tradicionalisht në këtë komunë.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme kryetari Haliti, drejtori Ademi dhe përfaqësues të organizatës IKC kanë vizituar disa ara të mbjella me shalqi në fshati Gjylekar të Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.