Uji Dea

Komuna e Vitisë dhe IADK kanë shpërndarë sot motokulitvatorë për fermerët vitias

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me organizatën IADK sot në Viti, janë shpërndarë 8 motokulitivatorë frezë për fermerët vitias. Me këtë rast në ceremoninë e dorëzimit ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti dhe përfaqësues të organizatës IADK dhe të tjerë.

Me këtë rast Haliti, i ka përgëzuar fermerët përfitues për këto pajisje bujqësore duke potencuar se komuna e Vitisë me partnerët e saj ka qenë është dhe mbetet e përkushtuar që të ju dal në krah të gjithë fermerëve vitias në të gjithë sektorët bujqësor. “Dua të përgëzoj përfituesit e këtyre pajisjeve bujqësore, natyrisht se ne mbesim të përkushtuar në realizimin e shumë projekteve në fushën e bujqësisë dhe sektorëve bujqësorë si në perimtari, pemëtari, blegtori e sfera të tjera. Gjithashtu dua ta falënderoj organizatën Iniciativa për Zhvillim e Bujqësisë së Kosovës IADK dhe bashke financuesin nga Gjermania”, u shpreh Haliti.

Uji Dea

Ndërkaq Arlinda Sahiti, ka theksuar se këto motokulivatorë frezë janë në kuadër të bashkëpunimit të komunës me IADK-në konkretisht të projektit “ Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës, dhe janë bashkëfinancim i organizatës gjermane “ Brot für die Welt” nga Gjermania.

Përndryshe këta fermerë janë përfitues të pakos mbështetëse me serrë, sistem të ujitjes dhe fidane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.