RCCOLA

Komuna e Vitisë dhe GIZ-i Gjerman fillojnë bashkëpunimin me projekte bujqësore

/ 1 minutë lexim

Viti – Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve lidhur me projektin për tokën bujqësore, konkretisht të Komasacionit, sot në Viti, është mbajtur takimi i parë i grupit punues të përbërë nga zyrtarë të Komunës së Vitisë dhe të Shoqërisë Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

Fidanishtja

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu e ka çmuar lartë këtë projekt duke falënderuar qeverinë Gjermane për ndihmën që po ofron për komunën e Vitisë. Ai u zotua se kjo komunë do të përmbush të gjitha detyrat që dalin në kuadër të këtij bashkëpunimi./rajonipress/