FITORJA

Komuna e Vitisë dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim Vlorian Molliqaj, drejtor ekzekutiv i Aksionit për Nëna dhe Fëmijë (AMC). Me këtë rast ata kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi njëra për implementimin e kujdesit grupor në kujdesin para dhe pas lindjes të bazuar në evidencë: Kujdesi grupor në 1000 ditët e para. Kurse marrëveshja tjetër është për Klasat për nëna.

Sipas marrëveshjeve të nënshkruara projekti “Klasat për Nëna” ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kujdesit shëndetësor të ofruar për nënat dhe fëmijët në Kosovë përmes zhvillimit të planifikuar të një infrastrukture mbështesë arsimore.

Sipas marrëveshjes kjo bëhet me qëllim të informimit dhe këshillimit të grave, nënave të reja për ndryshimet normale që ndodhin gjatë shtatzënisë, si dhe shenjat ose ndryshimet që mund të paraqesin rrezik, kujdesin e nevojshëm pas lindjes, ushqyerjen me gji, dhënien e kujdesit për të porsalindurin duke siguruar informacionin e nevojshëm për imunizim të fëmijëve.

Kurse sipas marrëveshjes së bashkëpunimit “implementimin e kujdesit grupor në kujdesin para dhe pas lindjes të bazuar në evidencë: Kujdesi grupor në 1000 ditët e para”, i cili është projekt ndërkombëtar i financuar nga Unioni Evropian përmes programit HORIZON 2020, dhe që udhëhiqet nga konsorciumi i partnerëve nga Holanda, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, Suriname-Amerika e Jugut, Gana dhe Kosova. Bëhet me dije se objektivi kryesor i këtij projekti është implementimi i kujdesit grupor antenatal dhe postnatal në shtete vende të ndryshme të ardhura të larta , të mesme dhe të ulëta.

ARKATANA

Përndryshe në implementimin e këtyre dy marrëveshjeve një rol të veçantë e ka Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti.

Prandaj në këtë takim ka marrë pjesë edhe Dr. Vjollca-Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti.

Ndryshe AMC është edhe përkrahëse e Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të programit të vizitave shtëpiake të nënave dhe fëmijëve prej 0-3 vjet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.