Eko Higjiena

Komuna e Vitisë dhe Agro USAID shpërndan sistem të ujitjes për mjedër 17 fermerëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në kuadër të projektit të përbashkët të komunës së Vitisë me AGRO USAID dhe AGRIUM SH.P.K nga Ferizaj, sot është bërë shpërndarja e sistemit të ujitjes, shtyllave dhe telit mbajtës për mjedër për 17 fermerë dhe atë në një hapësire prej 20 ari për çdo përfitues.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtij donacioni ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka falënderuar USAID-in për bashkëpunimin e deritanishëm me komunën e Vitisë, duke potencuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Mobi Casa

Ai ka thënë se me një angazhim të komunës, drejtorisë dhe instancave të tjera, po vazhdojmë që të rrisim sipërfaqet me mjedër dhe duke i mbështetur me gjitha format fermerët për kushte më të mira për punë, po arrijmë që të kemi një kultivim sa më të mirë të kësaj kulture bujqësore.

Të theksojmë se dy muaj më parë, këtyre fermerëve u janë ndarë fidanet e mjedrës, ndërkohë që sistemi i ujitjes që është shpërndarë sot, është bërë në vazhdën e atij projekti./rajonipress/