GRANDEMALL

Komuna e Vitisë bën thirrje për ngritje të kapaciteteve të furnizimit me ujë, rrymë dhe menaxhim të mbeturinave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Menaxhimit të Ujërave “Hidromorava”- Njësia në Viti, Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave ECO-Higjiena dhe përfaqësuesit e KEDS-it në Viti.

Me këtë rast zv. Kryetari Aliu, ka kërkuar që gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe fluksit të mërgimtarëve të shtohen në maksimum kapacitetet e shërbimeve ndaj qytetarëve si në furnizimin me ujë të pijshëm, furnizimin me energji elektrike por edhe në menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave në këtë komunë. “Kërkoj nga ju që t’i shikoni të gjitha mundësitë që të kemi shërbime sa më të mira për qytetarët vitias, në veçanti të shtohen kapacitetet në shërbimet publike që ofrohen nga kompanitë tuaja, në këtë kohë kur në vendin tonë po mbretërojnë temperatura të larta dhe kur kemi një fluks të madh të bashkatdhetarëve tanë, të cilët po qëndrojnë për pushime në vendlindje. Natyrisht, në këtë drejtim komuna e Vitisë, është në gjendje gatishmërie që të ju përkrah në këtë aspekt”, u shpreh zv. kryetari Aliu.

Uji Dea

Ndërsa përfaqësuesit e kompanive në fjalë, kanë theksuar se gjatë kësaj kohe ka sfida të shumta por se ata janë të përkushtuar të ju ofrojnë secilit qytetarë dhe konsumator shërbime sa më të mira, kurse ata që keqpërdorin shërbimet pritet të bëhet ndëshkimi i tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.