United Hospital

Komuna e Vitisë, asfalton rrugën e lagjes “Qozaj” në Sllatinë të Epërme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të projekteve të shumta infrastrukturore të cilat Komuna e Vitisë i ka realizuar në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Sot, kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës “Qoza” në Sllatinë të Epërme. Asfaltimi i kësaj rruge është financuar me mjete vetanake të komunës së Vitisë, ku pritet të asfaltohet kjo rrugë në një gjatësi prej 700 metrave.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se komuna të cilën ai e udhëheq po bënë përpjekje maksimale që të krijoj kushte sa më të mira infrastrukturore për të gjithë banorët e kësaj komune pa dallime. “Kjo rrugë të cilën kemi filluar të asfaltojmë sot, me siguri se do të ndikoj në jetën e qytetarëve pasi mundëson qarkullimin më të lehtë të tyre, si dhe ndihmon në zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e ambientit dhe mjedisit”, ka thënë Haliti.

Ai ju premtoj banorëve të lagjes “Qozaj” se, komuna krahas këtij projekti do të financoj edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me rivitalizimin e rrugëve fushore dhe infrastrukture.

Mobi Casa

E banorët e lagjës “ Qozaj” janë shprehur të kënaqur me realizimin e këtij projekti, pasi që sipas tyre ata deri me tani janë ballafaquar me vështirësi të shumta në qarkullim për gjatë kësaj rruge që lidhët me rrugën kryesore të fshatit Sllatinë të Epërme. “Asfaltimi i kësaj rruge ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të lagjes sonë, por realizimi i këtij projekti është mundësuar vetëm tani”, ka thënë Bejtush Qoza, përfaqësues i lagjes.

Përndryshe komuna e Vitisë gjatë fazës së parë të asfaltimit të rrugëve rurale me mjete vetanake ka asfaltuar 35 rrugë ndërsa në gjatë fazës së dytë gjithashtu parashihet edhe asfaltimi i 35 rrugëve të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.