Eko Higjiena

Komuna e Vitisë apel qytetarëve për parandalimin e zjarreve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Duke pasur parasysh se jemi në sezonin e verës me temperatura të larta dhe në sezonin e Korrje-Shirjeve, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ( DSHPE) apelon të qytetarët e komunës së Vitisë, që të shtojnë kujdesin në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjen nga zjarri.

Mos të ndizen zjarre në ambiente të hapura me qëllim të pastrimit të mbeturinave ngase shpesh dalin nga kontrolli dhe shkaktojnë rrezik për jetën e njerëzve dhe pasurisë. Gjithashtu apelojmë të mos ndizen hamullorët ( arat e korrura).

Gjatë korrje-shirjeve kërkojmë nga kombajneret dhe prodhuesit bujqësore që të aplikojnë masat për parandalimin e zjarreve.

Hidromorava

Ju bëjmë me dje se zjarrevënie sanksionohet me ligj.
Nëse jemi sy çel dhe vigjilent me veprimet e tona do të jemi kontribuues të mëdhenj në zvogëlimin e rasteve dhe parandalimin e rreziqeve nga zjarri, andaj qytetarë të komunës së Vitisë kontribuoni në parandalimin e këtyre dukurive negative.

Të nderuar qytetarë ju lutëm lajmëroni rastet e zjarreve në këta numra pa pagesë :

112 (Qendra e Alarmit)
193 ( Shërbimi për Zjarrëfikje dhe Shpëtim)
Viti, 13 Korrik 2017 Drejtrori i DSHPE-së
Nexhmedin Jakupi

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.