Komuna e Ranillugut ndan pako ushqimore për vogëlushët

Gjilan – Si edhe në vitet e kaluara, komuna e Ranillugut edhe këtë vit i ka gëzuar vogëlushët me pako ushqimore (dhurata).
Kryetari i komunës Gradimir Mikiq nga buxheti i komunës ka siguruar mjetet për pako të cilat u janë dhuruar vogëlushëve nëpër shkolla në Ranillug, Domaroc, Kormijan, Drenoc, Ropotovë, Odec, Pançellë,Tomancë, Rajanoc dhe Bozhec.
Bashkëqytetarët tanë të vegjël në entet para shkollore, por edhe fëmijët nga klasat e parë deri në klasën e katërtë me pako i ka gëzuar kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ranillugut Vlladica Aritonoviq me bashkëpunëtorët e tij. Vogëlushët në shenjë të falënderimit kanë organizuar ngjarje interesante të cilat janë përcjellurë me kujdes nga ana e udhëheqjes së komunës.
“Pakot i kemi siguruar për të gjithë fëmijët e moshës parashkollore, por edhe për fëmijët e moshës nga klasa e parë deri në klasën e katërtë, me dëshirë që të ju zbukurojmë fillimin e këtij viti të ri dhe festën e shkollës të Sveti Savës, e cila është shënuar nëpër shkolla në tërë komunën”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit të Komunës Vlladica Aritonoviq./rajonipress/