RCCOLA

Komuna e Kllokotit pritet të bëhet me objekt të ri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Skënder Hoda është shef i personelit në administratën komunale në Kllokot. Sipas tij rreth 2500 euro kjo komunë paguan qera në muaj kurse janë shumë afër hyrjes në objektin e ri që është ndërtuar nga Bashkimi Evropian.

Bashkimi Evropian ka filluar së ndërtuari objektin e ri dhe modern ku pritet të vendoset administrata komunale e Kllokotit.

Edhe pse punimet në objekt, investimin dhe koston e projektit nuk e dinë as zyrtarët e Kllokotit, Skënder Hoda shef i personelit tha për rajonipress se shumë shpejt pritet të vendosen në objektin e ri.

Hoda tha se deri tani janë detyruar të paguajnë para të majme në emër të qerasë për të funksionuar administrata e kësaj komune. Aktualisht Kllokoti ka 55 punëtor prej tyre 18 shqiptarë. Ka katër fshatra që përshijnë Kllokotin, Vërbovcin, Mogillën dhe Gërqarin.

Hoda tha se Kllokoti ka 5050 banorë dhe në këtë komunë funksionojnë ose e ushtrojnë veprimtarinë e tyre 70 biznese të mëdha dhe të vogla. Sipas tij në komunën e Kllokotit ka avancim të të drejtave të të gjitha komuniteteve e në veçanti të shqiptarëve të cilët janë faktor kyç në qeverisje.

Uji Dea

Refik Halili nënkryetar i komunës në Kllokot për komunitete thotë se edhe pse jemi komunë e vogël megjithatë të arriturat janë të mëdha. Sipas tij Kllokoti ka treguar një performancë të mirë në fushën e menaxhimit , prokurimit dhe të hyrave vetanake dhe mund të mburret se ka krijuar kushte edhe për të gjitha komunitetet tjera.

Sasha Mirkoviq, kryetar Komune thotë se edhe pse kanë kaluar 3 vjet që kur është themeluar Kllokoti, kjo komunë funksionon në objekte private dhe për shfrytëzimin e tyre duhet të paguajnë qiranë.

“Mungesa e objektit të administratës , ka bërë që drejtoritë e kësaj komune të shpërndahen nëpër objekte private , për të cilat paguajmë qira në shumën prej 3 mijë e 600 euro në muaj”, ka thënë Mirkoviq.

Ai ka theksuar se ky problem pos që po dëmton buxhetin komunal, ndikon edhe në efikasitetin të vetë drejtorive pasi kushtet në të cilat punojnë këto drejtori janë të vështira, ndërtimi i objektit të ri i administratës së Kllokotit është para përfundimit dhe besojmë se shumë shpejtë ky problem i qirasë dhe i shpërndarjes së drejtorive në objekte private do të zgjidhet ka thënë Mirkoviq. /rajonipress/