Fundamenti

Komuna e Kllokotit nis regjistrimin e pronës komunale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kllokot – Kuvendi Komunal i Kllokotit, në mbledhjen e fundit i ka dhënë pëlqimin ekzekutivit të Komunës që të iniciojë procesin e regjistrimit të pronave komunale, të cilat shfrytëzohen nga biznese të ndryshme dhe që nuk i paguajnë taksa komunës.

Këtë vendim kuvendi e mori me propozimin e kryetarit të Komunës, Sasha Mirkoviq, i cili ka thënë se Komuna e Kllokotit në bashkëpunim me USAID-in është duke punuar në hartimin e një rregulloreje të bazuar në Ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, dhe ku parashihet e drejta e komunës për të dhënë ë shfrytëzim këto prona dhe për inkasim të të hyrave vetjake nga taksat që do të paguajnë pronarët që shfrytëzojnë pronën komunale.

Mobi Casa

“Në komunën e Kllokotit ka prona komunale në sipërfaqe relativisht të mëdha që shfrytëzohen nga bizneset, të cilat deri më tani nuk kanë paguar taksa, prandaj përmes rregullores për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale janë të interesuara që këto biznese tani e tutje të paguajnë taksa ashtu siç parasheh ligji”, ka thënë Mirkoviq njoftoj për rajonipress Aziz Zuka zyrtar për informim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.