Komuna e Kllokotit intervenon në të gjitha rrugët për t`i bërë ato të kalueshme
Kllokot – Duke e parë gjendjen e rrugëve nga të reshurat e borës në territorin e Komunës së Kllokotit, Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve publike, Hidajet Ahmeti, ka angazhuar punëtorët për pastrimin e të gjitha rrugëve brenda territorit të kësaj komune.
Për dallim nga komunat tjera, kjo komunë mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të verës dhe të dimrit e bën vet, pasi që në pronësinë e komunës është kamioni për pastrimin e rrugëve dhe punëtorët që janë në kuadër të Administratës dhe nuk ka nevojë për kontraktimin me ndonjë kompani private. Kjo mënyrë është treguar shumë efikase dhe efektive si në aspektin kohor ashtu edhe koston financiare.
“Edhe pse nuk është një gjendje emergjente është dashur të ndërhyhet në shumë rrugë e rrugica në mënyrë që të mos vështirësohet kalueshmëria nga të reshurat e borës dhe të njëjtën kohë punëtorët janë të gatshëm që kurdo që paraqitet nevoja të ndërhyhet.” u shpreh Ahmeti
Pas intervenimit, të gjitha rrugët brenda Komunës së Kllokotit janë të kalueshme tha Ahmeti./rajonipress/


