FITORJA

Komuna e Kllokotit e shënon me rezultate tre vjetorin e themelimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Refik Halili nënkryetar i Komunës ka thënë se për këto tre vite Kllokoti ka shënuar rezultate inkurajuese duke vendosur themele të forta dhe të qëndrueshme, derisa Sasha Mirkoviq ka shtuar se Kllokoti është shembull për komunat kosovare se si duhet të udhëhiqet një qeverisje lokale.

Edhe Komuna e re e Kllokotit ka shënuar tre vjetorin e themelimit e cila ishte themeluar saktësisht tre vite më parë (8 janar 2010) ku edhe ishte mbajtur seanca konstituive e formimit të komunës së re të Kllokotit.

Kryetari i Komunës së Kllokotit Sasha Mirkoviq ka thënë se kemi arritur që nga komuna e Kllokotit të krijojmë një institucion të qëndrueshëm i cili mundë të shërbej si shembull se si duhet të duket një vetëqeverisje lokale. “Do të vazhdojmë të punojmë me intensitet edhe më të madh dhe përkushtim në interes të qytetarëve dhe të bashkësisë, standardi i të gjithë banorëve nga viti në vit të ngrihet në një nivel më të lartë” ka thënë Sasha Mirkoviq.

Fundamenti

Mirkoviq ka thënë se me formimin e Komunës së re qytetarët e nacionalitetit serb dhe ata shqiptar si dhe nacionalitetet tjera që jetojnë në këto hapësira kanë fituar mundësi të reja për realizimin e të drejtave të tyre, si dhe mundësive të punësimit dhe ngritje të standardeve.

Kurse nënkryetari i komunës së Kllokotit, Refik Halili, tha se tre vite pas konstituimit të komunës, vetëqeverisja lokale, gjegjësisht prijësit,delegatët dhe zyrtarët e komunës së Kllokotit me kënaqësi kanë kujtuar tre vitet e kaluara dhe kanë folur për rezultatet e arritura në atë periudhë. Ai, ka falënderuar të gjithë delegatët, zyrtarët dhe udhëheqësin e komunës për përkushtimin dhe jo personalizimin në punë, e cila komunën e Kllokotit e ka vendosur në themele të forta dhe ka shprehur dëshirën për punë edhe më të mirë dhe përkushtim../rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.