Komuna e Kamenicës vazhdon me digjitalizimin e shërbimeve administrative

Kamenicë – Pas vendosjes së E-kioskut, tani është vendosur edhe Aparati i pritjes në radhë, tani në secilin sportel mund të qasen qytetarët vetëm me numër.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se digjitalizimi i shërbimeve administrative do t’ju lehtësoj punën dhe pritjet qytetarëve.
“Qasja në sportele për shërbime administrative, tani po bëhet me pritje në radhë sipas mënyrës digjitale. Vendosja e Aparatit të Pritjes, po lehtëson jashtëzakonisht shumë qasjen në shërbime dhe mos grumbullimin e qytetarëve para sporteleve. Pos E-kioskut të vendosur në Kamenicë, Roganë e Hogosht, ky është një hap tjetër i ndërmarrë në digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët tanë. Vazhdojmë me punë!”, tha Kastrati.

Kastrati gjithashtu ka thënë se digjitalizimi i administratës ishte një nga zotimet e kësaj qeverisje katër vjeçare.

Edhe drejtoresha e Drejtorisë së Administratës Komunale, Brikenë Ramabaja u shpreh e lumtur që vazhdimisht po punohet në përmirësimin e shërbimeve të ofruara për qytetarë.
“Vazhdimisht është bërë përpjekje për përmirësimin e shërbimeve administrative. E-kiosku dhe aparati i pritjes në radhë do të lehtësoj ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarët e komunës sonë”, shtoi Ramabaja./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS