Uji Dea

Komuna e Kamenicës shqipton dy gjoba në vlerë të 200 dhe 100 eurove

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, ka shqiptuar gjobën prej 200 eurosh për investitorin dhe 200 eurosh për punëkryesin, pasi që të njëjtit kanë rrafshuar platonë para hyrjes së vendit të banimit, pa pëlqim urbanisitik.

Komuna e Kamenicës, me drejtorinë përgjegjëse do të vazhdoj punën në mbikëqyrjen e shkeljeve të mundshme dhe do të marr masat e duhura në rast se shkelje të tilla përsëriten.

Hidromorava

Poashtu, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, më saktësisht Inspektorati Komunal i Komunikacionit ka shqiptuar dy gjoba, secila në vlerë prej 100 eurosh, për shkak se të dënuarit kanë zhvilluar veprimtarinë si auto taxi pa licencë.

Komuna e Kamenicës, me drejtorinë përgjegjëse do të vazhdoj punën në mbikëqyrjen e shkeljeve të mundshme dhe do të marr masat e duhura në rast se shkelje të tilla përsëriten./rajonipress/