Hidromorava

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Botërore të Autizmit me aktivitete të ndryshme

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut pranë Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Nazmije Demolli-Kastrati, në bashkëpunim me Drejtoreshën e Organizatës Handikos, Hyrmete Morina dhe asistenten e kësaj organizate Shejnaze Fazliu, dhe organizatën KEC, në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, kanë organizuar një ekskursion njëditor me fëmijë me nevoja të veçanta bashkë me nënat dhe mësueset e fëmijëve në klasët e bashkangjitura.

Ata në kuadër të këtij ekskursioni vizituan Qendrën Rehabilituese të Handikosit në Drenas, ku u pritën nga drejtori i kësaj qendre Behxhet Binaku me stafin e tij.

Koordinatorja Nazmije Demolli-Kastrati ka thënë se qëllomi i kësaj vizite ishte për të parë për së afërmi punën dhe përvojat e tyre lidhur me ofrimin e shërbimeve.
“Ishte për t’u admiruar stafi i kësaj qendre ku kishte psikolog, logoped, asistent, fizioterapeut dhe staf mbështetës për personat me nevoja të veçanta”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër drejtori i kësaj qendre, Behxhet Binaku, ka falënderuar për këtë vizitë nga Kamenica, madje përgëzoi edhe bashkëpunimin mes dy komunave, përkatësisht Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Handikosit në Kamenicë.

Mobi Casa

Ekskursioni më pas ka vazhduar edhe me vizitën në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku pjesëmarrësit u ndanë shumë të kënaqur për këto vizita.

Ndërsa dita e sotme vazhdoi me vizitën në disa shkolla të komunës ku psikologët e pedagogët kishin organizuar aktivitete të ndryshme lidhur me shënimin e kësaj dite, dhe Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati ka shpërndarë fletëpalosje me informacione sa i përket Autizmit tek nxënësit në shkolla si dhe tek qytetarët.

Shpërndarja e këtyre fletushkave me informacione, sipas Koordinatores Demolli-Kastrati synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

Komuna dhe Njësia komunale për të drejtat e njeriut falënderon Agjencionin Turistik “Përparimi” me drejtor Mentor Kryeziun, i cili mundësoi transportin gratis për realizimin e ekskursionit, gjithashtu edhe Qendrën për Arsim të Kosovës KEC me përfaqësues Rexhep Arifi për mbështetjen (ushqim dhe pije për pjesëmarrësit) që i dha këtij organizimi, dhe gjithë akterët tjerë që mbështesin aktivitetet e NJKDNJ-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.