Fundamenti

Komuna e Kamenicës përmbyll dëgjimet buxhetore, qytetarët kontribuojnë me propozime për projektet e vitit 2027

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2027, me takimin e fundit të mbajtur me banorët e qytetit, në kuadër të procesit të planifikimit të investimeve dhe prioriteteve zhvillimore për vitin e ardhshëm.

Në këtë dëgjim morën pjesë drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, drejtori Blerim Murina, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë, të cilët prezantuan projektbuxhetin dhe planifikimet për investimet kapitale.

Gjatë takimit, drejtoresha Dërmaku paraqiti strukturën e buxhetit për vitin 2027, duke veçuar fondet e planifikuara për projektet kapitale, ndërsa qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat, nevojat dhe propozimet e tyre për investime në infrastrukturë, shërbime publike dhe fusha të tjera me interes për komunitetin.

Hidromorava

Sipas komunës, dëgjimet buxhetore kanë pasur për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe identifikimin e prioriteteve që do të përfshihen në planin e investimeve për vitin 2027.

Me përfundimin e këtij cikli konsultimesh, autoritetet komunale kanë bërë të ditur se gjatë javëve në vijim do të shqyrtohen të gjitha propozimet e pranuara nga banorët e çdo lokaliteti dhe grupi të interesit, me synimin që projektet e ardhshme të reflektojnë sa më mirë nevojat reale të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.