Komuna e Kamenicës organizon pritje për Ermir Lenjanin

Kamenicë-Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, do të mirëpres Futbollistin e Kombëtares Shqiptare Ermir Lenjani, të shtunën (nesër) nga ora 12.30 në sheshin” Metush Krasniqi”.
Ftohen të gjithë sportistët dhe qytetarët që të bashkohen në këtë pritje në mënyrë që të nderojmë bashkëqytetarin tonë Ermir Lenjanin, ashtu siç e nderoi ai simbolin tonë kombëtar Flamurin, në Beograd.
Kryetari Begzad Sinani me këtë rast do të publikoj Propozim –Vendimin për shpalljen Qytetar Nderi për Futbollistin Ermir Lenjani, gjatë një koktej që do të organizohet në restorant “Haliti S.M”./rajonipress/