Komuna e Kamenicës nis procesin e dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit
Kamenicë – Komuna e Kamenicës njofton të gjithë qytetarët se nga nesër do të fillojë procesi i dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit (DDD) në objektet publike komunale.
Ky proces do të zhvillohet në objektet komunale, Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF), si dhe në objektet shkollore, përfshirë çerdhet dhe shkollat.
Sipas njoftimit, procesi do të zgjasë tri ditë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të pastër, të sigurt dhe të përshtatshëm për qytetarët, nxënësit, fëmijët dhe stafin e institucioneve.
Komuna e Kamenicës falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtij procesi./rajonipress/


