FIDANISHTJA

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me OSBE-në lansojnë Platformën Digjitale për komunikim me qytetarë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me OSBE-në kanë lansuar Platformën Digjitale për komunikim me qytetarë. Në lansimin e kësaj platforme kanë marr pjesë kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, Shefi i Misionit të OSBE-së, Jan Braathu, Drejtori i OSBE-së në Gjilan, James Lyon, Menaxherja e projektit në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Afërdita Pustina, Luan Hasangjekaj nga kompania APPDEC, drejtorët e drejtorive të komunës si dhe qytetarë të tjerë.

Kryetari Kastrati është shprehur i lumtur për lansimin e platformës duke thënë se transparenca komunale ka qenë njëra ndër prioritetet e tij qeverisëse.
“Lansimi i kësaj platforme digjitale, është një mundësi e mirë në gjithëpërfshirjen e banorëve në projektet e komunës. Me këtë platformë komunikimi ynë me qytetarët rreth investimeve kapitale, tani do të jetë edhe më i lehtë. Platforma digjitale të cilën po lansojmë sot bashkë me OSBE-në, u mundëson qytetarëve adresim të problemeve, kërkesave dhe ideve të tyre, dhe si të tilla munden të votohen nga vet komuniteti se çka është më prioritare për ta. Ju ftoj që t’i bashkoheni kësaj platforme për të dhënë kontributin tuaj për të mirën e përgjithshme”, tha ai.

Në anën tjetër Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, duke falënderuar kryetarin Kastrati për punën rreth Platformës Digjitale tha se është i lumtur që iniciativa për lansimin e kësaj platforme në Kamenicë tashmë u realizua.
“Kjo platformë lidhet me transparencën, pjesëmarrjen publike dhe veprimtarinë e institucionit. Pra, platforma është e dedikuar për ju dhe organet komunale që të komunikojnë me ju për idetë që keni. Falënderoj kryetarin së bashku me ekipin e tij që ka marr iniciativën ta shtyjë përpara, ku tashmë ka postime aty, gjë kjo e cila më shtyen të mendoj që kryetari dhe ekipi i tij duan që platforma të funksionoj”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Luan Hasangjekaj nga kompania APPDEC ka prezantuar lansimin e Platformës Digjitale, duke thënë që kjo platformë do t’ju mundësojë qytetarëve të Kamenicës të adresojnë problemet, kërkesat, ankesat apo idetë e tyre duke iu ofruar komunikim të drejtpërdrejtë me zyrtarët komunal.

Ndërsa problemet, idetë ose çështjet e ngritura nga qytetarët do të mund të votohen nga komuniteti dhe nga votat e tyre, ku pastaj komuna do të kuptojë se cilat janë prioritete e atij lokaliteti.

Platforma Digjitale në Kamenicë tashmë është funksionale për të gjithë qytetarët të cilët duan të shprehin idetë, diskutimet apo projektet e tyre. Për t’u kyçur në platformë, klikoni në linkun platformadigjitale.com, dhe të zgjidhni komunën e Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.