Komuna e Kamenicës ndanë dyzet makina mjelëse për fermerët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe këtë vit për fermerët kamenicas, ka ndarë 40 makina mjelëse. Po ashtu kjo drejtori edhe vitin e kaluar kishte ndarë 60 makina të tilla për fermerët e komunës, ku janë përfshirë të gjitha komunitetet.

Zyrtari për Bujqësi- perimkulturë dhe lavërtari Nejazi Fera ka thënë se fermerët në këtë projekt kanë participuar me 25 %, kurse pjesën tjetër komuna, ky projekt ka kushtuar afër 10 mijë euro.“ këto makina që janë ndarë, jemi munduar që sado pak t’u dalim në ndihmë ju fermerëve, ngase me këto makina do të përmirësohet edhe kualitetin e qumështit.

Ai porositi ata të cilët nuk dinë të përdorin këto makina, ekipi i ekspertëve komunal është në gjendje t’i vizitoj edhe në shtëpi fermerët për ti aftësuar në përdorimin e tyre” tha Fera.

Uji Dea

Drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Financa Rabit Halili, uroj fermerët për makinat mjelëse. “ Shpresoj që të jetë një ndihmesë sado e vogël për ju fermerët, besoj se edhe në të ardhmen, komuna do tu dal në ndihmë në projekte të ndryshme” tha Halili.

Fermeri Mustafë Bunjaku nga fshati Topanicë, i cili ishte edhe përfitues i një makine mjelëse, falënderoj komunën për ndihmën që po jep për fermerët. Ai tha se posedon pesë krerë lopë dhe mendon që në të ardhmen të shtoj edhe më shumë numrin e kafshëve.

Ndërsa, Arsiq Gradimir nga fshati Moqar unë momentalisht i kam gjashtë krerë lopë, 80 krerë dele. Kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë bujqit, dhe konsideroj që njerëzit edhe më tepër duhet të merren me bujqësi, si dhe duhet të ketë edhe më tepër aksione të tilla për të ndihmuar bujqit me makineri të nevojshme. /rajonipress/