Hidromorava

Komuna e Kamenicës me shërbime të veçanta për mërgimtarët, aktivizohen linjat e gjelbra dhe rezervohen vende parkimi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në kuadër të përkushtimit për t’u ofruar shërbime sa më efikase bashkatdhetarëve gjatë sezonit të verës, Komuna e Kamenicës ka ndërmarrë masa të reja për të lehtësuar qasjen në administratën komunale.

Drejtoria e Administratës ka vënë në funksion dy linja të gjelbra, të dedikuara ekskluzivisht për bashkatdhetarët, duke u mundësuar atyre që gjatë qëndrimit në vendlindje t’i kryejnë procedurat administrative më shpejt, pa pritje të gjata dhe me efikasitet më të madh.

UBT

Përveç kësaj, pranë objektit të Komunës janë rezervuar edhe dy vende parkimi për mërgimtarët, me qëllim që t’u lehtësohet qasja në institucion dhe kryerja e obligimeve administrative.

Nga Komuna e Kamenicës bëjnë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për t’i ofruar diasporës shërbime më cilësore dhe më të qasshme, duke e bërë qëndrimin e tyre në vendlindje sa më praktik dhe të lehtë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.