Uji Dea

Komuna e Kamenicës kërkon nga të gjithë qytetarët që të kryejnë obligimet e tyre të faturave të tatimit në pronë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës njofton të gjithë qytetarët se ka filluar shpërndarja e faturave të tatimit në pronë, me postë. Po ashtu luten të gjithë qytetarët të kryejnë obligimet e tyre sa i përket faturave të tatimit në pronë thuhet në njoftimin e zyrtarëve komunal.

Ju lusim t’u përmbahen udhëzimeve dhe këshillave të cilat i përmban prapafatura.
Pagesa bëhet me dy këste:
Kësti i parë- deri më 30 Prill,
Kësti i dytë- deri më 30 Shtator.

Mobi Casa

Në rast se nuk u përmbaheni këtyre dy afateve, pason kamata mujore 0.65%, dhe gjoba vjetore prej 10%.

Zyra komunale e Tatimit në Pronë, duke u bazuar në Ligjin mbi Tatimin në Pronë, ka filluar procedurat për inkasimin e detyrueshëm për borxhet e papaguara të tatimit në pronë./rajonipress/