HW

Komuna e Kamenicës forcon bashkëpunimin me Peace Corps, fokus te angazhimi i vullnetarëve amerikanë

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, së bashku me zëdhënësen komunale Lidiona Marovca, kanë pritur në takim drejtoreshën e misionit të Peace Corps për Kosovë, Joanne Fairley, me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Peace Corps, i cili tashmë ka një traditë mbi 12-vjeçare. Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe rolin e rëndësishëm të vullnetarëve amerikanë që jetojnë dhe kontribuojnë në këtë komunë.

HW

Nënkryetarja Bajralija shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Peace Corps dhe theksoi përkushtimin e komunës për të ofruar kushte sa më të mira për vullnetarët. Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e vazhdimësisë së këtij bashkëpunimi, me synim rritjen e përfshirjes së vullnetarëve në jetën institucionale dhe komunitare.

Ky takim konfirmon angazhimin e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë në shërbim të zhvillimit lokal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.