Uji Dea

Komuna e Kamenicës e quan joprofesional reagimin e OJQ-së “Fortesa”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës është e vendosur që aktivitetin e vet ta zhvilloj në transparencë të plotë, dhe për këtë qëllim ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me organizata joqeveritare. OJQ “Fortesa” duke e quajtur abuzim me fondin e bursave, vendimin e komisionit komunal, ka treguar sa joprofesionale dhe e paaftë është për t`u marrë me monitorimin e punës së komunës thuhet në reagimin e Komunës së Kamenicës.

OJQ “Fortesa” në një reagim të saj ka vlerësuar se Komuna e Kamenicës ka abuzuar me fondin e bursave për studentët, duke shkelur kriteret e konkursit. Sipas “Fortesës” Janë përzgjedhur familjarë të udhëheqësve dhe zyrtarëve komunalë dhe janë jashtë skemës studentë që i kanë plotësuar kushtet e që kanë nevojë për mbështetje.

Por ndaj këtij vlerësimi ka reaguar zyra e Begzad Sinanit. “Komuna e Kamenicës është e vendosur që aktivitetin e vet ta zhvilloj në transparencë të plotë, dhe për këtë qëllim ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me organizata joqeveritare. OJQ “Fortesa” duke e quajtur abuzim me fondin e bursave, vendimin e komisionit komunal, ka treguar sa joprofesionale dhe e paaftë është për t`u marrë me monitorimin e punës së komunës” thuhet në reagimin e Komunës së Kamenicës të nënshkruar nga Faton Biqkaj zëdhënës i Komunës.

Mobi Casa

Në reagim thuhet se Komuna e vlerëson lart angazhimin e secilës organizatë apo individ që angazhohet për qeverisje më të mirë dhe më transparente.

“OJQ “Fortesa” duke e quajtur abuzim me fondin e bursave, vendimin e komisionit komunal, ka treguar sa joprofesionale dhe e paaftë është për t`u marrë me monitorimin e punës së komunës. Komisioni komunal ka vendosur të ndajë bursa për 220 studentë të Kamenicës, të cilët vijnë nga të gjitha lokalitetet e Komunës, dhe nga të gjitha lagjet e këtyre lokaliteteve andaj në mesin e 220 studentëve përfitues edhe mund të jetë mbesa apo nipi i ndonjë shërbyesi civil komunal apo zyrtari të lartë të komunës, marrë në konsideratë faktin se administrata komunale numëron mbi 200 punëtorë”.

Reagimi joprofesional i kësaj “OJQ –je” nuk e zbeh aspak kontributin e madh që jep komuna e Kamenicës në edukimin e rinisë përmes mbështetjes me bursa, dhe aq më shumë nuk e zbeh aspak as bashkëpunimin e mirë të Komunës me shoqërinë civile përfundon reagimi./rajonipress/