Fundamenti

Komuna e Kamenicës diskuton me Bankën Botërore projektet e energjisë nga dielli dhe era

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Në fokus të diskutimit ishin gjithashtu dhënia e lejeve komunale, ndarja e tokës në nivel komunal për këto projekte, si dhe planet e zhvillimit komunal.

Drejtori i Urbanizmit, Uran Berisha, së bashku me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Edon Dërmaku, dhe zyrtaren e kësaj drejtorie, Qëndresa Kastrati, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore, Kerstin Schopohl dhe Alban Imeri.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i rolit të Komunës në procedurat dhe ndarjen e tokës për projektet e gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, përkatësisht nga dielli dhe era.

Në fokus të diskutimit ishin gjithashtu dhënia e lejeve komunale, ndarja e tokës në nivel komunal për këto projekte, si dhe planet e zhvillimit komunal.

Drejtori i Urbanizmit, Uran Berisha, i njoftoi të pranishmit lidhur me Planin Zhvillimor të Komunës, duke u fokusuar në kapacitetet ekzistuese për vënien në dispozicion të pronave për projekte energjetike.

FIDANISHTJA

Ai përmendi se Komuna e Kamenicës ka potencial për shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë, konkretisht asaj të erës dhe diellit.

Ndërkaq Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Edon Dërmaku, theksoi rëndësinë e projekteve për gjenerimin e energjisë elektrike, duke përmendur edhe projektin solar ku njoftoi për kërkesat e disa investitorëve potencial të cilët kanë dorëzuar projektet kryesisht me solare për zhvillim, projekte këto që duhet të zbatohen në bazë të Planit Zhvillimor Komunal.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e këtij grupi ekonomistja Kerstin Schopohl, theksoi rëndësinë e vënies në dispozicion të parcelave për investitorët privatë me qëllim zhvillimin e projekteve energjetike.

Sipas saj, do të ishte me rëndësi të veçantë që të krijohen mundësi për dhënien e pronave edhe në rastet kur ato nuk janë të përfshira në Planin Zhvillimor, në mënyrë që komuna dhe qytetarët të përfitojnë nga projektet e ofruara për gjenerimin e energjisë.

Në përmbyllje të takimit, palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe diskutimet lidhur me hapat e mëtejmë, me qëllim shfrytëzimin e projekteve energjetike në të mirë të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.