Eko Higjiena

Komuna e Kamenicës dhe Swisscontact bashkëpunojnë për fuqizimin ekonomik të grave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, së bashku me zëdhënësen e komunës, Lidiona Marovca, kanë pritur në një takim pune përfaqësuesit e organizatës Swisscontact – Florije Kryeziu, Mirishahe Syla, Lulzim Krasniqi dhe Blerina Batusha-Xërxa.

Takimi u zhvillua në kuadër të fazës fillestare të projektit “Women’s Inclusion for Growth and Sustainability – WINGS”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me fokus në identifikimin e sfidave dhe mundësive që ndikojnë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Gjatë takimit u diskutuan politikat dhe iniciativat që synojnë fuqizimin ekonomik të grave, si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë për krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillim.

Uji Dea

Me këtë rast, nënkryetarja Arta Bajralija prezantoi angazhimin e Komunës së Kamenicës për krijimin e mundësive të barabarta për gratë dhe vajzat, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre aktive në jetën ekonomike përbën një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Swisscontact vlerësuan gatishmërinë e Komunës së Kamenicës për bashkëpunim dhe nënvizuan rëndësinë e rolit të institucioneve lokale në hartimin dhe zbatimin e politikave që nxisin punësimin, përfshirjen dhe fuqizimin ekonomik të grave.

Komuna e Kamenicës ritheksoi përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, me synimin për të ndërtuar një mjedis gjithëpërfshirës, ku gratë dhe vajzat të kenë mundësi të barabarta për zhvillim profesional, punësim dhe pjesëmarrje aktive në jetën ekonomike e shoqërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.